Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Arrestohet një person lidhur me plagosjen në Pejë, i dyshuari kryesor ende në arrati

nga Revista Kosovarja

Një person është arrestuar gjatë orëve të natës të së mërkurës pas plagosjes në Pejë.

Mbi artikull

I njëjti po dyshohet për dhënie të ndihmës pas kryerjes së veprës penale.

Në lidhje me këtë rast, KALLXO.com ka kontaktuar edhe me prokurorin që po e trajton rastin Ersan Qavolli.

“Mund të ju konfirmoj që kemi arrestuar një person ai po dyshohet për ndihmë në pas kryerjes së veprës penale. I dyshuari kryesor është ende i paarritshëm në arrati. Ai tashmë është i identifikuar policia po punon për kapjen e tij”- tha Qavolli në një bisedë përmes telefonit.

Moneytizer Paragrafi 4

Në anën tjetër raportohet se pas plagosjes në Pejë janë zhvilluar edhe disa kontrolla e bastisje për vendin se ku mund të jetë i dyshuari.

Agron Gashi, 21-vjeçar tashmë është në kërkim nga organet e rendit si i dyshuar kryesor për plagosjen e tre personave në Pejë.

Vepra penale ndaj tij është vrasje e rëndë në tentativë.

Tre të plagosurit janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor.