Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Arrestohet një person në Ferizaj, kërkohej nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut

nga Revista Kosovarja

Një person është arrestuar në Ferizaj sot pasi ishte i kërkuar nga Maqedonia e Veriut për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i dokumenteve” me dënim burgimi katër vjet e nëntë muaj, shkruan Gazeta Sinjali.

Mbi artikull

Në njoftimin e policisë thuhet se personi në fjalë është me inicialet G.M. dhe ishte raportuar në polici se për disa ditë kishte qëndruar në një lokacion në Ferizaj.

“Pas kompletimit të dokumentacionit të nevojshëm janë njoftuar edhe Departamenti Kufirit i Policisë së Republikës së Kosovës për procedura tjera hetimore për kalimin ilegal të kufirit, deri në një vendim tjetër të Prokurorisë dhe Gjykatës Themelore për dorëzimin e tij autoriteteve të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, thuhet në njoftim.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]