91
Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është arrestuar pasi dyshohet se ka kanosur gazetarin Berat Buzhala.
Sipas raportit 24-orësh, Buzhala ka raportuar në polici se derisa ishte duke xhiruar një video në lidhje me punën e tij, ishte kanosur nga një person i panjohur.
“Në lidhje me rastin është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë./Klankosova.tv
