fbpx

Arrestohet personi që sulmoi gazetarin Vullnet Krasniqi

nga Revista Kosovarja

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar personi i cili sulmoi gazetarin Vullnet Krasniqi dhe kameramanin Arbër Latifi gjatë protestës kundër festivalit “DokuFest” në Prizren.

Këta të dy u sulmuan derisa po raportonin nga vendi i ngjarjes.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka treguar për se personi që sulmoi gazetarët është arrestuar, dhe po intervistohet.

“Lidhur me sulmin në fjalë, një person është identifikuar dhe është duke u intervistuar në polici”, ka thënë Bytyqi.

Ndërkohë sulmi u dënua edhe nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, të cilët e quajtën të papranueshëm, dhe rrezik ndaj sigurisë së gazetarëve.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]