fbpx

Arrestohet Rrezart Veleshnja, zbulohet arsyeja e arrestimit

nga Revista Kosovarja

Aktori i njohur i humorit, Rrezart Veleshnja është arrestuar nga policia.

Ai akuzohet për mashtrim, ndërsa sot u zhvillua seanca në gjykatë.

Veleshnja, sipas informacioneve, i ka marrë automjetin dikujt dhe ia ka shitur.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës ndaluan shtetasin R. V, banues në Tiranë, pas me anë të mashtrimit, i ka marrë një automjet, shtetasit Y. T., dhe më pas e ka shitur”, sipas njoftimit të policisë.

Aktori është prej vitesh pjesë e ekranit, ndërsa ka marrë pjesë në disa programe, së fundmi ishte pjesë e Big Brother Vip Kosova 3, prej ku edhe u diskualifikua nga loja.


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]