Jetmir Rudi nga fshati Rud i komunës së Malisheves ishte zhdukur, për çka familja e tij e kishin pataqitur rastin në polici.
Nëna e 28 vjeçarit ka treguar se ai ka dalë për të shëtitur rreth një lumi në fshat dhe më nuk ishte kthyer në shtëpi.
Sipas familjes, Jetmiri nuk ka probleme mendore, por ka pasur disa shqetësime të kohëpaskohshme, gjë të cilen e konfirmon edhe një kushëri i tij, shkruan “Kosovarja”.
Tashmë i riu është gjetur, por nuk janë dhënë detaje rreth gjendjes së tij. Pretendohet se ai është kindapuar nga disa perosna me të cilët kishte probleme, të cilat lidheshin me rrjetet sociale.
Të riut më parë i ishte hakuar edhe profili i tij në Instagram, për çka ishte tejet i shqetësuar.