fbpx
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Arsyet pse disa njerëz nuk mbajnë unazë martese

nga Revista Kosovarja
2 muaj më parë
në Showbiz
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

A keni menduar ndonjëherë pse i lidhim unazat dashurisë?

Historia thotë se kjo traditë është po aq e vjetër sa njerëzimi. Të vendosësh një unazë në dorë do të thotë të premtosh për të dashur dikë përgjithmonë.

Sa e vjetër është kjo traditë dhe cilët ishin të fejuarit e parë në botë?
Historia tregon se tradita e unazave të martesës daton që nga Egjipti i lashtë. Dëshmi të shumta fizike konfirmojnë se të fejuarit e parë ishin egjiptianët e lashtë gati pesë mijë vjet më parë, dhe unaza – si simbol i përjetësisë, ishte e njohur në shumë kultura.

Romakët e lashtë besonin se një damar të çon drejtpërdrejt në zemër përmes gishtit të katërt të dorës së majtë, kështu që sot, pas fejesës, ne mbajmë unazën në atë gisht. Edhe pse sot e dimë që një damar i tillë nuk ekziston, ne ende e ruajmë traditën dhe presim me padurim atë moment të ëmbël kur një i dashur na pyet nëse do të martohemi me të.

Disa njerëz mendojnë se tradita nuk ka të bëjë fare me dashurinë
Kjo traditë vazhdon në ditën e dasmës, kur të porsamartuarit shkëmbejnë unazat e martesës, të cilat janë një parathënie e jetës së tyre së bashku. Megjithatë, disa prej nesh nuk u pëlqen të mbajnë unaza, ose thjesht mendojnë se një bizhuteri nuk ka lidhje me dashurinë, ndaj e anashkalojnë këtë traditë.

Edhe pse ka femra që kanë këtë mendim, meshkujt janë më të prirur që të mos mbajnë unazë.

Ka edhe arsye mjaft të mira pse disa njerëz e mbajnë unazën e tyre në një sirtar. Nuk kanë lidhje me tradhtinë, mosrespektimin, gënjeshtrat apo mungesën e dashurisë dhe më poshtë mund të lexoni se cilat janë arsyet, transmeton KP.

1. Besimet personale
Disa njerëz thjesht besojnë se kjo traditë nuk ka të bëjë fare me dashurinë dhe se unaza është thjesht një etiketë që tregon dashurinë tonë për njerëzit përreth nesh. Dashuria është një ndjenjë intime mes dy njerëzve, që nuk ua vërteton të tjerëve, ndaj njerëzit që kanë këtë mendim e anashkalojnë traditën.

2. Alergjitë
Po, edhe kjo është e mundur. Edhe pse janë të rralla, disa njerëz thjesht nuk mund të tolerojnë arin dhe argjendin, sepse lëkura e tyre bëhet e kuqe dhe kruhet. Pavarësisht nëse janë dakord me këtë traditë apo jo, bizhuteritë u krijojnë probleme shëndetësore, ndaj detyrohen të ruajnë unazat e martesës në një sirtar dhe ta tregojnë dashurinë e tyre në mënyra të tjera.

3. Puna
Disa profesione përjashtojnë mbajtjen e unazës. Për shembull, kirurgët, ndërtuesit ose njerëzit që punojnë me makineri të rënda thjesht nuk mund të mbajnë unaza sepse është krejtësisht jopraktike për ta dhe mund të jetë e rrezikshme.

4. Praktika
Disa njerëz nuk janë mësuar të mbajnë unaza, kështu që kjo traditë është shumë jopraktike për ta. Ka nga ata që e mbajnë unazën vetëm në raste të veçanta dhe me kalimin e kohës thjesht e harrojnë atë.

5. Pesha e tepërt
Disa çifte të martuara mbajnë unaza gjatë gjithë jetës së tyre dhe jeta ndonjëherë na hedh disa kilogramë më shumë në trupin tonë. Kjo mund të jetë një situatë jashtëzakonisht e sikletshme dhe gjithashtu mund të ndodhë që unaza të pritet për të shpëtuar gishtin. Pas një eksperience të tillë, njerëzit vendosin ta lënë mënjanë unazën përgjithmonë.

6. Disa njerëz nuk i pëlqejnë bizhuteritë
Dhe kjo është krejtësisht mirë. Nëse e keni shmangur veshjen e bizhuterive gjatë gjithë jetës, tradita e dasmës nuk duhet ta ndryshojë këtë.


Etiketa: MartesaUnaza

POSTIME TË NGJASHME

Showbiz

A do të hynte Shqipe Hysenaj në “Big Brother”?

10 minuta më parë
Showbiz

Edona Llalloshi tejet e lumtur pranë babait

26 minuta më parë
Showbiz

Pas kërcënimeve të Oltës, reagojnë të afërmit e Efit, ja çfarë shkruajnë

29 minuta më parë
Showbiz

Tuna e gjen parajsen në tokë, i dergon edhe fëmijët

1 orë më parë
Showbiz

Vedati “frikësohet” prej “shejtanit”, ndez qiriun në dhomën e gjumit (VIDEO)

1 orë më parë
Showbiz

Arta Bajrami e nis ditën në këtë gjendje

1 orë më parë
Postimi tjetër

Rasti i logopedit, Oda e Infermierëve i reagon ShSKUK-së: Askush pa licencë s’mund të aplikoj për punë

Publikohet video e një qytetari që xhiroi veten duke shkelur një këmbësor në Leposaviq

Pse heshti kryetari i Gjilanit për rastin e logopedit dhe vogëlushes me autizëm


TË FUNDIT

A do të hynte Shqipe Hysenaj në “Big Brother”?

10 minuta më parë

Shqipe Hysenaj arrin të jetë aktive në rrjete sociale me postime të ndryshme. Krahas kësaj, ajo shpesh iu përgjigjet edhe...

Osmani ankohet te ndërkombëtarët: Shumë pak presion po i bëhet Vuçiqit

22 minuta më parë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shfrytëzuar një intervistë me gazetën austriake Profil për t’u ankuar te partnerët ndërkombëtarë se...

Edona Llalloshi tejet e lumtur pranë babait

26 minuta më parë

Këngëtarja Edona Llalloshi gëzon karrierë të gjatë e të suksesshme në botën e muzikës. Ajo, nuk është ndaluri së kënduari...

Pas kërcënimeve të Oltës, reagojnë të afërmit e Efit, ja çfarë shkruajnë

29 minuta më parë

Kërcënimet e Olta Gixharit në shtëpinë e “Big Brother Vip” se do të nxjerrë çfarë di për jetën jashtë të...

Muaji Shkurt sipas Merit: Luanët të mbajnë hudhër me vete, Gaforret ‘notojnë’ në para…ja shenjat e tjera

41 minuta më parë

Muaji i dashurisë dhe i fundit i dimrit fillon bukur me një hënë të bukur erotike në Luan që na...

Lëngu që zgjat jetën. Ushqimi i shëndetshëm i shekullit

50 minuta më parë

Keni dëgjuar për kefirin? Bëhet fjalë për një produkt unik bulmeti, një nga më të pasurit me probiotikë në të...

MË TË LEXUARAT

Edona Llalloshi tejet e lumtur pranë babait

A janë të gjitha gaforret në horoskop si Luiz Ejlli?

Olta Gixhari: Luizi e meriton finalen, ai do të fitojë

Edhe sa ditë na ndajnë nga Muaji i Shenjët i Ramazanit

Petrit Kllokoqi ka një kërkesë lidhur me Luizin

Murati abuzon me ministrinë e Financave, ia bënë një rrogë të mirë shokut të babait

Gjenden mbetje mortore në Prishtinë

Florian Dushi nuk e ndalë punën as në orët e vona

Petritsch: Plani franko-gjerman nuk nënkupton arritjen e marrëveshjes finale Kosovë-Serbi

Rregullat që pasanikët i ndjekin

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist