Aktroja nga Kosova, Arta Dobroshi, e cila tashmë suksesin në kinematografinë ndërkombëtare e ka të dëshmuar, sot shënon 40 vjetorin e lindjes.
Gjatë luftërave të Ballkanit, prindërit e saj e dërguan atë për disa muaj në Albany të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku edhe i përjetoi kontaktet e para me aktrimin. Në moshën 17-vjeçare, Arta kthehet në vendlindjen e saj në Kosovë, për të studiuar katër vite me radhë aktrimin në Akademinë e Arteve të Univerisitetit të Prishtinës, dhe në vijim të luajë si aktore teatri në pjesë klasike, sikur në „Një ëndërr vere” të Shekspirit ose edhe të interpretoj nëpër shfaqje moderne të vendasve të saj të njohur. Në mesin e tyre Ekrem Kryeziu, Ismail Kadare (Pallati i ëndrrave), koreografi Gjergj Prevazi (Tranzicioni) dhe Almir Bukvic (Aristoteli në Bagdad).
Poashtu, vlen të ceket që Dobroshi shumë shpesh e ka vizituar Kosovën, ndërkaq në intervista të ndryshme për mediet e huaja ajo gjithmonë është shprehur krenare për prejardhjen e saj. / KultPlus.com