fbpx

Arta Kabashi konfirmon lidhjen e dashurisë

nga Revista Kosovarja

Këngëtarja kosovare, Arta Kabashi, është eliminuar të shtunën nga spektakli i ‘Big Brother VIP Albania 3’.

Ajo ka qenë e ftuar në emisionin “Pardon My French”, ku ka folur për eksperiencën dhe situatën në formatin e famshëm televiziv.

Këngëtarja u pyet pak edhe rreth jetës private, nëse është në një lidhje dashurie, siç u nënkuptua nën rreshta me një bisedë me Meritonin.

“Po ia kam konfirmuar Meritonit me një gjest dhe i kam thënë që nuk dua të flas më tepër sepse mund të zbulohet pasi është personazh i njohur”, tha zeshkania.

Arta mes tjerash theksoi: “Ajo që mund të them është se nuk është nga bota e muzikës”.

E njëjta ka qëndruar për më shumë se një muaj në shtëpinë më të popullarizuar në Shqipëri.

Kabashi është pëlqyer për mënyrën se si është shfaqur si dhe për bisedat me banorët e tjerë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]