Modelja nga Peja, Arta Nitaj, ka qenë pjesë e spektaklit të njohur “Dance With Me” në TV Klan.
Megjithatë, eksperienca e saj ishte e shkurtër pasi u eliminua pak javë më vonë, pas disa puntatave të këtij programi.
Aktorja së fundmi ka qenë e ftuar në “Prive”, ku ka folur më shumë rreth kësaj sfide si dhe për zhgënjimin pas eliminimit.
E njëjta theksoi se nuk është e zhgënjyer me jurinë apo produksionin, por që ndoshta nuk ka pasur fat për një mundësi të dytë.
“Unë nuk jam zhgënjyer për gjykimin, do të thotë për votat e jurisë që i kam marrë në puntatën e javës së pestë se ndoshta nuk ka qenë performanca ime më e mirë, por mund të them që nuk kam pasur fat se ka pasur aty konkurrentë që katër javë përpara që nuk janë paraqitur hiq mirë ndoshta edhe dy hapa nuk i ka bërë, por i kanë dhënë mundësi për javën tjetër, javën tjetër ka punu dhe ia ka dalë disi. Nuk më është dhënë asnjë shans i dytë”, u shpreh Nitaj.
“Ka pasur edhe largime edhe kthime, më është dukur që për pesë javë krejt e kanë pas një mundësi të dytë vetëm unë jo, kjo ka qenë zhgënjimi im i emisionit. Nuk jam zhgënjyer me vlerësimin e jurisë apo produksionin, kjo ka qenë ose unë nuk kam fat fare ose diçka ka ndodhur që nuk më është dhënë mundësia e dytë”, tha më tej ajo.
Zeshkania thotë se nuk ka folur me askënd për largimin nga “Dance” duke shtuar: “Thjesht jam zhgënjyer. Nuk kam pas mundësi të flas as me produksionin e as me askënd hiq për pjesën e largimit tim. Pse me qenë unë largimi i dytë i emisionit, e di që kisha shkuar deri në fund por edhe pak kohë”.