Një pjesë e madhe e estradës shqiptare sot (e premte) kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale për humbjen e ikonës së humorit.
Këngëtarë, aktorë e shumë figura të tjera të njohura të skenës kanë shprehur ngushëllime për vdekjen e Rasim Thaqit – Cimës, shkruan “Kosovarja”
Aktori ditët e fundit ishte në gjendje të rëndë shëndetësore për shkak të virusit Covid-19, të cilit nuk mund t’i duronte më shumë dhe me të cilin humbi betejën.
Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e Cimës, kurse postimet e shumta të të famshmëve nuk kanë munguar.
Miku i tij dhe kolegu, Sabri Fejzullahu, me të cilin ka realizuar disa skeçe, e ka vënë fotografinë në profilet e tij në rrjetet sociale, ndërsa shumë kolegë dhe ndjekës kanë shprehur ngushëllimet e tyre.
Ngushëllime të panumërta kanë pranuar familjarët e Cimës.
Vlen të përmendet se aktori ka qenë dhe do të mbetet ndër humoristët më të dashur për publikun e gjerë. /Kosovarja/