Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Arti shqiptar në zi! Ndahet nga jeta aktori Sotir Stefa

nga Revista Kosovarja

Është ndarë nga jeta në moshën 79-vjeçare aktori i mirënjohur fierak Sotir Stefa, një nga figurat e dashura të skenës dhe humorit në Fier.

Mbi artikull

Për shumë vite ai kontribuoi në jetën artistike të qytetit, duke sjellë me interpretimet e tij buzëqeshje dhe emocione te breza të tërë spektatorësh. Me talentin, përkushtimin dhe thjeshtësinë që e karakterizonte, Sotir Stefa la pas një trashëgimi të çmuar në artin dhe kulturën fierake.

Kolegët dhe publiku do ta kujtojnë gjithmonë si një artist të respektuar dhe një njeri me vlera të rralla. Largimi i tij përbën një humbje të madhe për komunitetin artistik dhe për qytetin e Fierit.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]