fbpx

Artistët në grevë për heqjen e fotografisë së Skënderbeut nga Ansambli “Shota”

nga Revista Kosovarja

 

Një situatë jo e këndshme ka ndodhur së fundmi në sallat e Ansamblit “Shota”.

Fotografia e vendosur në murin e ansamblit është larguar pa asnjë shpjegim duke bërë artistët të revoltohen me këtë veprim.

Fotografia ishte një nga premierat e Ansamblit “Shota”, kushtuar vitit ndërkombëtarë të Skëndërbeut.


“DERISA KJO FOTO NUK VENDOSET NË VENDIN KU ISHTE E VENDOSUR, UNË BESNIK GRAJÇEVCI DO JAM NË GREVË PUNE NË AKKV SHOTA!
Shkruan Besnik Grajçevci-Artist!”, ka reaguar një nga artistët më të njohur të Ansamblit.

Reagimet e shumta po bëhen publike në rrjete sociale, por a do të ketë reagim institucional për këtë veprim?!

Kujtojmë që fotografia e shfaqjes “KUMT”, ishte shkrepur nga mjeshtri i fotografisë Avni Selmani.
Derisa të ketë ndonjë reagim nga drejtori apo institucionet artistike, Besniku dhe disa artistë të tjerë kanë zgjedhur grevën si shpresë për rikthimin e fotografisë, shkruan “Kosovarja”.


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]