fbpx
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Arton Humolli fitues i çmimit “Fotografia më e mirë e vitit” në festivalin New York Nil Gallery

nga Revista Kosovarja
4 muaj më parë
në Showbiz
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

Thënia se fotografia flet më shumë se një mijë fjalë, këtyre ditëve u vërtetua edhe në Galerinë Nile të Nju Jorkut (NYNG), ku fotografi i njohur nga Prishtina fitoi çmimin e parë për fotografinë e titulluar “APOCALYPTICA”

Kjo galeri është një nga platformat kryesore të fotografëve ndërkombëtarë, që mishërojnë diversitetin, inovacionin dhe kreativitetin e krijuesve, ndërsa në garë ishin 1235 konkurrentë.

NYNG-u u jep artistëve një platformë origjinale për të shprehur imagjinatën dhe vizionin e tyre për të afirmuar fotografinë në nivelin më të epërm artistik, gjithnjë duke u bazuar në përvojat dhe vëzhgimet personale.

Galeria NEW YORK NIL GALLERY është një ngjarje globale industriale online dhe për çdo vjet, i ofron publikut projekte duke ia prezantuar atij arritjet më të reja në këtë fushë të artit.

Përmes kësaj fotografie Humolli, sikur sheh gjithçka që dëshiron të zbulohet dhe gjithçka që dëshiron të mbetet enigmë, transmeton Telegrafi.

Fotografia tek Arton Humolli krijon çaste medituese duke i mbetur besnik frymëzimit vetanak, por duke mos refuzuar asnjëherë kureshtjen krijuese dhe dritëhijet nëpër kohë.

Edhe kjo fotografi, dëshmoi për të saten herë thënien e fotografit të parë shqiptar, përtej Atlantikut, Gjon Mili, i cili thoshte: “Nuk mund të quhet i civilizuar një popull i cili e deshifron pikturën, por ai që arrin ta deshifroj fotografinë”.

Arton Humolli si përfaqësues i gjeneratës së mesme të artistëve të fotografisë shqiptare, ka kohë që ka bërë emër jo vetëm në Kosovë, por edhe jashtë kufijve nacionalë.

Opusi krijues i tij trajton shumë tema, duke filluar nga fotografia e modës e deri tek portreti, nudo dhe fotografia artistike.

Në krijimtarinë e tij të larmishme veçohet afiniteti i tij, sidomos për kujdesin ndaj dritës, veçanërisht asaj artificiale, por me një kujdes të madh lidhur me përsosmërinë e teknikës gjatë realizimit të fotografisë.

Humolli, me fotografitë e tij ka depërtuar madje edhe në revistën prestigjioze parisiene PHOTO, duke fituar në një konkurs të hapur nga redaksia e saj (“Le Plus Grand Concours Photo du Monde”, 2020,) e pastaj kishte patur një paraqitje edhe në njërin nga numrat vijues të kësaj magazine fotografike.

Kur i shikon portretet e realizuara nga Artoni, e kupton peshën serioziteti, potencën krijuese të kornizuar si dhe interesimin intuitativ që e bën diferencën nga fotografët e tjerë.

Vlen të theksohet se puna e Arton Humollit është pasqyruar edhe në shumë ekspozita, qoftë individuale, por edhe kolektive, brenda dhe jashtë vendit, sikurse ishte rasti me ekspozita e tij individuale të titulluar “Trup e shpirt” në Tiranë (Galeria Kombëtare e Arteve), 2015 dhe realizimi i dokumentarit “Rrugëtim prej Kampioni”, i cili ishte mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës.

Mbi këtë taban, brezi i ri i fotografëve të rinj të talentuar, lypset të jetë më kërkues dhe të eci me sigurinë e atij që hedh hapin e vet në një rrugë të shtruar nga të tjerët.


Etiketa: Arton Humolli

POSTIME TË NGJASHME

Showbiz

Publikohet lista me fituesit në ‘Billboard Music Awards 2022’

14 minuta më parë
Showbiz

Lidhja e re e Robert Berishës “kris” raportin me Nora Istrefin, ish çifti merr vendimin e papritur

14 minuta më parë
Showbiz

Gjiko dhe Majk zbulojnë datën e publikimit të duetit, sjellin një pjesë të klipit

11 orë më parë
Showbiz

Ribashkimi ndodhi, Bora e shoqëron Donaldin në Kosovë

11 orë më parë
Showbiz

Ish-konkurentja e “Për’puthen” flirton live nga koncerti me Romeon

12 orë më parë
Showbiz

A po martohen Fifi dhe Adisi?

12 orë më parë
Postimi tjetër

Fotot e Arjola Demirit në krah të ish-bashkëshortit 10 vite më parë

Media zvicerane shpërndanë fotografinë e çiftit Einxhel - Dagz, për çka bëhet fjalë?

Ermal Mamaqi nga e marta banori më i ri i "Big Brother VIP"?

TË FUNDIT

Publikohet lista me fituesit në ‘Billboard Music Awards 2022’

14 minuta më parë

Të dielën është shpallur lista e fituesve në ‘Billboard Music Awards’. Ngjarja u zhvillua në MGM Grand Garden Arena në...

Lidhja e re e Robert Berishës “kris” raportin me Nora Istrefin, ish çifti merr vendimin e papritur

14 minuta më parë

Vetëm pak ditë pasi Robert Berisha konfirmoi se është në një lidhje, është vënë re një lëvizje nga ana e...

Detaje trishtuese se si rreshteri policor torturoi zyrtaren policore në Pejë

34 minuta më parë

Senad Hamzic me gradën e rreshterit policor në Drejtorinë Rajonale në Pejë është ndaluar për 48 orë, pasi dyshohet se...

Gabimet që bëjnë të gjithë kur i vendosin enët në makinën e larjes, andaj dalin të pista

44 minuta më parë

Gabimi më i zakonshëm është shpëlarja e enëve! Pavarësisht se këto pajisje nuk janë më një gjë e rrallë, shumë...

Keni dhimbje të këmbëve, këto janë ushtrimet më të mira për t’i qetësuar

59 minuta më parë

Shumë njerëz përjetojnë dhimbje në këmbë ose kyçin e këmbës. Të pasurit këmbë të forta mund të ndihmojë në zbutjen...

Këto janë pijet më të mira për sëmundjet e zemrës sipas dietologëve

1 orë më parë

Sëmundjet e zemrës përfshijnë sëmundjen e arterieve koronare, aritminë dhe aterosklerozën. Edhe pse janë kryesisht faktorët gjenetikë që kontribuojnë në...

MË TË LEXUARAT

Me këto shenja të horoskopit nuk do të jetë e lehtë, e kanë shumë të vështirë të flasin e të shprehin ndjenjat

Ish-konkurentja e “Për’puthen” flirton live nga koncerti me Romeon

Ish-konkurrenti i Përputhen plas bombën: Mikela dhe Erjoni nuk janë çift i vërtetë

Gresa ia feston të birit gjashtë mujorin në ambientin e shtëpisë

Shkaktarët e marramendjes, shenjë paralajmëruese e ..

Çfarë bëni kur nuk jeni të lumtur në martesën tuaj

Edhe Artën po na e marrin në Turqi?

Pëson sulm në zemër, vdes imami kosovar që shërbente nga viti 1990

Çiljeta: Jetoj me tre burra

Vëllezërit Prifti sherr me Flori Mumajesin

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressium
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressium
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint