Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

“As takime me Kurtin, as koncesione”, thotë Hoxhaj

nga Revista Kosovarja

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka deklaruar sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova se, sipas tij, PDK-ja duhet të ketë një qëndrim të qartë politik përballë situatës aktuale në vend.

Mbi artikull

Hoxhaj ka thënë se, nëse sipas tij, vendi përballet me një pushtet që synon ndryshimin e rendit kushtetues dhe dobësimin e partive tradicionale, atëherë PDK-ja duhet të pozicionohet përballë këtij zhvillimi.

Ai tha se partia e tij duhet të deklarohet se nuk u përgjigjen thirrjeve të Albin Kurtit për takime dhe as nuk bëjnë koncesione.

“Nëse ne kemi një pushtet politik i cili në thelb është autokraci elektorale, i cili dëshiron ta përmbysë rendin kushtetues, i cili shkon nga zgjedhjet në zgjedhje për t’i shkatërruar partitë e vjetra politike, sikurse thotë z.Kurti, duhet t’i pensionojmë partitë e vjetra politike, unë jam i bindur që Partia Demokratike e Kosovës shërbimin më të mirë që mund t’ia bëjë vendit është që të pozicionohet prej fillimit që as nuk shkojmë në takime, as nuk bëjmë koncesione, as nuk na intereson zgjedhja e presidentit, dhe shohim se në çfarë forme, kurdo që mbahen zgjedhjet, i fitojmë zgjedhjet dhe e udhëheqim qeverinë”, deklaroi ai.

Moneytizer Paragrafi 4

Sipas tij, diskutimi nuk duhet të fokusohet në formën e komunikimit apo mënyrën e ftesave për takime.

“Po tash koha do të tregojë se cili do të jetë qëndrimi i PDK-së. Z.Hamza është kryetar i PDK-së dhe jep qëndrimin e PDK-së. Unë po jap qëndrimin se si e shoh interesin e PDK-së. Nuk mendoj që këtu tema është a ftohesh me SMS apo të fton me letër, a të fton me pikat e takimit, me pika apo pa pika të takimit”, u shpreh ndër të tjera Hoxhaj.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]