Edon Zhegrova komentohet mjaft shpesh në media, jo vetëm nga ato sportive, por edhe nga mediat rozë.
Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës dhe sulmuesi i Baselit ka publikuar një fotografi që zgjoi kureshtje, shkruan “Kosovarja”.

Zhegrova në këtë fotografi ka vënë në fokus unzazën, që e mban në gishtin e fejesës e nuk heziton ta raklamojë herë pas here dhe një byzylyk, e që të dyja duken me shumë të shtrenjta.

Në anën tjetër futbollisti arrin mjaft mirë ta mbajë private jetën e tij dhe ende nuk dihet nese ai është në ndonjë lidhje dashurie. /Kosovarja/

