Menstruacionet e femrave janë një fenomen të cilave iu shfaqen çdo muaj.
E ndonjëherë mund të ndodh të kenë edhe çrregullime të cilat nuk duhet ti anashkalojnë, transmeton “Kosovarja”.
Më poshtë do ti shtjellojmë 7 simptomat të cilat kurrsesi nuk duhet ti injoroni.
1.Cikli i vonuar
Shumicës së femrave iu ndodh që të kenë vonesë në cikël, dhe ka ndonjë arsye se përse ndodh kjo.
Nën 1 mund të jenë të për shkak të ndonjë shtatzënie, e nëse nuk jeni e martuar dhe keni vonesë në cikël atëherë mundësia e vonesës mund të jenë:
- Humbja e peshës.
- Shtimi i peshës
- Stresi i tepërt
- E në qoftë se jeni afër të 40-tave atëherë është shkaku i menopauzës.
2. Gjakderdhje e madhe
Një rrjedhje menstruale zakonisht dallon nga femra në femër.
Por çfarë po ndodh me organizmin e atyre që kanë rrjedhje të madhe të gjakut?
Në fakt ekzistojnë disa faktorë që ndikojnë në këtë aspekt, e ato janë:
- Çrregullimi i hormoneve
- Endometrioza
- Adenomioza
- Komplikimet e shtatzënisë
- Kanceri i mitrës
3.Cikli që zgjat shumë, dhe cikli që zgjatë shkurtë
Cikli normalisht duhet të zgjas prej dy deri në shtatë ditë.
Në qoftë se cikli juaj nuk zgjat shumë nuk duhet të shqetësoheni. Ndërsa në qoftë se keni cikël që zgjat shumë atëherë duhet të jeni më të vëmendshëm sepse mund të ndodhin për shkak të çrregullimit të hormoneve.
4. Ngërçet në bark
Ngërçet mund të jenë të rënda dhe të lehta. Këto mund të shfaqen në bazë të këtyre gjërave:
miomat
një spirale
endometrioza
adenomioza
sëmundja inflamatore e legenit (PID)
sëmundjet seksualisht të transmetueshme (SST)
stresi
5. Gjakderdhje në mes të ciklit
Ekzistojnë disa gjëra shkas i të cilave mund të ndodh të vie deri tek rrjedhja e gjakut gjatë ciklit e ato janë:
kapërcimi ose ndryshimi i pilulave të kontrollit të lindjes
një dëmtim i vaginës (të tilla si gjatë seksit)
shtatzënia
shtatzënia ektopike ose aborti spontan
perimenopauza
kanceri i qafës së mitrës, vezoreve ose mitrës
6.Dhimbjet në gji
Edhe dhimbja e gjinjve është një gjë e cila mund t’ju ndodh gjatë kohës kur jeni me menstruacione. Ndonjëherë mund të keni edhe dhimbje në krah gjë të cilën nuk duhet ta lini anash.
Dhimbja e gjirit nuk është zakonisht për shkak të kancerit, ajo mund të jetë një simptomë për ciklin qe duhet të kemi kujdes të madh .
7.Diarre ose të vjellura
Zakonisht menstruacionet krijojnë mërzi tek femrat.
Nga kjo mërzi shpesh krijohen edhe të vjellura për të cilat duket të bëni një kontroll tek mjeku juaj gjithsesi./Kosovarja/