Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Asnjë pacientë me Covid-19 në Klinikën e Neurologjisë

nga Revista Kosovarja

Drejtori i Klinikës së Neurologjisë, Nexhmedin Shala ka thënë se në këtë klinikë nuk ka asnjë pacientë të infektuar me virusin Covid-19, duke shtuar se të gjithë pacientëve iu është bërë testi rapid.

“Për momentin në Klinikën e Neurologjisë nuk ka të infektuar me Covid-19. Të gjithë pacientet që janë të shtrirë në klinikën tonë janë duke u menaxhuar pa asnjë lloj problemi ose vështirësie. Ajo çfarë kemi bërë është kemi shtuar vigjilencën në kuptimin e monitorimit te pacientët me Covid-19 dhe gjithë pacientëve i është bërë testi rapid”, tha Shala.

Shala ka folur edhe për variantin Delta të Covid-19.

Sipas tij, varianti Delta shfaqë simptoma të njëjta si Covid-19 por përcjellja dhe shpejtësia e infeksionit është më agresive.

Moneytizer Paragrafi 4

“Varianti Delta është i njëjti me Sars-Cov2. Në kuptimin e potencialit dhe shpejtësisë së përcjelljes së infeksionit shfaqen tipare më agresive se virusi Covid-19 dhe në këtë aspekt prania e tij është edhe në Kosovë dhe ende nuk kemi pasur të sëmurë më këtë lloj varianti në neurologji ndonëse e kemi prezent në Kosovë”, tha ai për EO.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]