Një grup i astronautëve në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës vendosën që të përgatisin pica dhe procesi dallon “dukshëm” nga përgatitja e këtij ushqimi në Tokë – atje, picat “fluturojnë”.
Astronauti francez, Thomas Pesquet, i publikoi pamjet ku ai dhe kolegët shihen duke përgatitur dhe duke ngrënë pica, të cilat, po nuk i mbajte me dorë, qëndrojnë pezull si balona.
Në video shihet se si astronautët detyrohen që t’i mbajnë fort përbërësit dhe t’i bashkojnë ata në mënyrë që të arrihet përgatitja e ushqimit si duhet.
Pamjet u bënë shumë të popullarizuara në internet. Ato i publikoi edhe agjencia e njohur e lajmeve, Reuters.