Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Asya Gashi ylli shqiptar që trondit Turqinë me hitin “Dillere Düşmüşsün”

nga Revista Kosovarja

A keni dëgjuar për Asya Gashi? Ajo është ylli shqiptar që po bënë bujë në diskografinë muzikore në Turqi dhe është kthyer në një nga ikonat e industrisë atje.

Mbi artikull

Asya Laureta Gashi, në Kosovë ka studiar për muzikë, aktrim dhe gazetari, ndërkaq ëndrren për tu bërë yll i madh e ka realizuar në Stamboll, atje ku çdo hap i saj është në vëmendjen e mediave.

Ajo ka disa këngë që janë plasuar shumë mirë, e madje janë shndërruar në hite të mëdha në tregun e jashtëzakonshëm turk.

Kosovarja e pashme dhe e talentuar, sapo i ka dhënë dritën jeshile projektit të radhës, këngës me titull “Dillere Düşmüşsün”, që u gjet në të gjitha platformat dixhitale “Pdnd Music”. Ky projekt gjigand mbanë vulën e Selim Akar dhe këngëtarit të famshëm Soner Sarıkabadayı.

Moneytizer Paragrafi 4

Sigurisht që paraqittja e këngëtares nuk ka mbetur pa u diskutuar gjërë e gjatë, e madje nga mediat u cilësua si Lady Gaga e Turqisë. Në videoklip trajtohet tema e racizmit dhe Asya shihet e rrethuar nga meshkuj me ngjyrë. Kjo po konsiderohet si diçka mjaftë e guximshme.

Koncepti i projektit është i influencuar nga rasti i George Floyd, ndërkohë që në disa skena këngëtarja shihet në një arkivol. Asya Laureta Gashi ka treguar se skenat në arkivol kanë zgjatur për shumë orë dhe kanë qenë mjaftë sfiduese, pasi ka pasur momente kur ajo ka qëndruar e mbyllur aty.

Porosia që del nga ky projekt me përmasa të mëdha, që tashmë po merrë vëmendje ndërkombëtare, është “Thuaj jo racizmit”.

Ndryshe, kosovarja e shndërruar në yllin e shoëbizit turk, në çdo skenë duket jashtëzakonshëm dhe me stil unik e shpesh edhe kontrovers, për çka edhe po krahasohet me Lady Gaga.
Në vijim “Dillere Düşmüşsün” nga Asya Gashi.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]