Shume njerëz edhe sot e kësaj dite marrin rrugën drejtë Shkupit për të blerë stoli nga ari me cilësi të lartë dhe dizajne unike.
E, ndalesa e parë gjithmone është tek “Bushi Elite Gold 2”, pasi njihet për shitjen e arit dhe kualitetin që e karakterizon, shkruan “Kosovarja”.
Në emër të “Bushi Elite Gold” flet tradita, pasi dyqani është hapur qysh në vitin 1981 dhe gjithmonë i furnizuar më së miri.
Janë shumë vite punë dhe profesionalizëm për ta bërë më të mirë në përpunimin dhe prodhimin e arit, duke ofruar edhe mundësinë e artikujve me porosi sipas dëshirës së klinetëve, që tashmë bëhet edhe online.
Produktet që ofrohen janë nga ato më të thjeshta e minimale, deri tek modelet tradicionale shqiptare.
Lokali i “Bushi Elite Gold 2” gjendet në Shkup në Qarshinë e Vjetër, ndërkaq porositë mund të bëhen edhe online përmes Instagramit dhe ju mund ta merrni produktin tek dera juaj. /Kosovarja/