Brenda BBVK Atdhe Xharavina deklaroi se nuk flet me babanë e tij, por në intervistë në “Big Talk” theksoi se është keqkuptuar, pasi fjala ishte për të vëllanë.
“Është keqkuptuar shumë në publik. Unë e kam deklaruar se nuk flas me vëllanë tim, por që është muhabet që është rregulluar se është ndryshe me vëllanë e motrën kemi të gjithë keqkuptime. Por nuk ka ndodhur e as nuk do të ndodhë kurrë në jetë të ngatërrohem me babanë apo nënën. As nuk ka ndodhur dhe as nuk do të ndodhë kurrë”, u shpreh ai.
Tutje ai tha se: “Është keqkuptuar në muhabet e sipër, jam i vetëdijshëm për atë që kam thënë. E kam thënë për vëllanë që kam pasur një ngatërresë, jo për babanë. Janë ndikuar edhe familja”.
Gjatë qëndrimit në shtëpi, Atdheu krijoi një raport të afërt me modelen Xhuli Nura.