Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka uruar nënën e saj me rastin e ditëlindjes së 72-të përmes një postimi të ndjerë në Facebook.
Ajo e ka përshkruar nënën si një figurë të dashur dhe të përkushtuar, duke thënë se fjalët nuk mjaftojnë për ta falënderuar për gjithçka që ka bërë për familjen.
Jahjaga e ka cilësuar nënën si “Nëna, Bashkëshortja, Gjyshja dhe Gruaja ideale”, ndërsa e ka përmbyllur urimin me fjalët: “Je engjulli ynë dhe drita e syve tanë, të duam pafund e mira jonë.”
Postimi është shoqëruar me një fotografi të nënës së saj, e cila duket e buzëqeshur dhe e qetë në një ambient familjar.

