Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

ATK: “Freelancer”, “influencer” dhe “out-source” të deklarojnë dhe paguajnë tatimet

nga Revista Kosovarja

Administrata Tatimore e Kosovës njofton se qytetarët të cilët ofrojnë shërbime si “freelancer”, “influencer” “out-source”, janë të detyruar të deklarojnë dhe të paguajnë tatimet dhe kontributet pensionale, në përputhje me legjislacionin tatimor në fuqi.

Mbi artikull

ATK përmes një komunikate për media ka theksuar se aktivitetet e ATK-së në vazhdimësi, do të përqendrohet pikërisht te personat, të cilët nuk i deklarojnë të ardhurat e realizuara dhe nuk paguajnë tatimet dhe kontributet pensionale.

“Të gjithë personat të cilët krijojnë të ardhura në Kosovë dhe jashtë Kosovës nga aktiviteti i tyre si “freelancer”, “influencer” “out-source” etj., janë të obliguar të deklarojnë dhe paguajnë tatimet sipas rregullave mbi objektin e tatimit bazuar në legjislacionin tatimor të Kosovës në fuqi”, thuhet në njoftim.

“Kur shërbimi si “freelancer”, “influencer” “out-source” etj., ofrohet si i punësuar, të ardhurat nga paga i nënshtrohen tatimit të mbajtur në burim nga punëdhënësi vendor, ndërsa nëse i punësuari gjendet në Kosovë dhe punëdhënësi jashtë Kosovës, atëherë personi përfitues obligohet që individualisht të bëjë pagesën e tatimit dhe kontributit pensional”, thuhet në njoftim.

Moneytizer Paragrafi 4

Ndër tjera thuhet se ATK-ja inkurajon të gjitha kategoritë e lartpërmendura që t’iu përgjigjen në mënyrë të saktë detyrimeve tatimore, në të kundërtën ATK-ja, do të detyrohet që të ndërmarrë masat ndëshkuese sipas legjislacionit tatimor

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]