Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

ATK obligon pagesën e tatimit për të ardhurat nga kriptovalutat

nga Revista Kosovarja

Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se të ardhurat që realizohen nga personat fizikë jo afarist, persona fizikë afarist dhe persona juridikë, të gjeneruara nga kriptovalutat, janë të ardhura të tatueshme.

Mbi artikull

Sipas ATK-së, në bazë të ligjit Nr. 03-L/222 për Administratën Tatimore dhe Procedurat, këto të ardhura, qofshin të ligjshme apo të paligjshme, për qëllime tatimore janë të ardhura të tatueshme.

Detyrimet tatimore për të ardhurat e realizuara nga kriptovalutat, varen nga ajo se çfarë statusi ka personi i cili ka realizuar të ardhurat, si:

Nëse statusi i personit që ka realizuar të ardhurat e tilla është Person fizikë jo afarist apo Person fizikë afarist, duhet të zbatojë dispozitat ligjore të përcaktuara me Ligjin Nr. 05/L-028 për Tatimin në të Ardhura Personale dhe për të ardhurat e realizuara, të aplikoj normat tatimore si në vijim:

Moneytizer Paragrafi 4

Nëse statusi i personit që ka realizuar të ardhurat e tilla është Person juridikë, duhet të zbatojë dispozitat ligjore të përcaktuara me Ligjin Nr. 06/L-105 për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave dhe për të ardhurat e realizuara, të aplikoj normën tatimore si në vijim:

ATK gjithashtu njofton se nëse personi krijon humbje, atëherë për humbjet e tilla mbanë evidenca të veçanta, të cilat duhet të jenë në dispozicion të Administratës, sa herë që kërkohen.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]