Aurela Gaçe ka ndarë së fundmi një video në profilin e saj në Instagram ku shihet duke hekurosur rroba.
Këngëtarja e mirënjohur shprehet për ndjekësit se kur është në shtëpi nuk e konsideron veten VIP por mama e dy vajzave, të cilat kanë nevojë për përkujdesin dhe praninë e saj.
Postimi i plotë:
Mbemë,më qortoi një mik artist, më tha,- Ti poston vetëm punën ttnde, skenën, koncerte, këngë,projekte, edhe stërvitjen.
Pse nuk i poston -tha- udhëtimet, darkat, qejfin që bën?
U mendova,🤔 edhe thashë,po që ka të drejtë.😅 Unë duhet te tregoj që përtej skenës,jam njeri, jam mam, jam grua, etj eth si këto🙈.
Mbas lodhjes së mbrëmshme në skenë( uh prapë skena🤣) , rashë në gjumë në mëngjes….fjeta, tani po hekuros🤣.
Shiko, e kuptoj që ju mendoni se kur ke mundesitë ,punëson njerëz të ndihmojnë me këto gjëra pa kuptim😛, e kuptoj që keni një mendim ndryshe për “vipat” por, unë nuk e konsideroj veten të tille. Në shtëpi unë jam vajza e Bules edhe Agimit, j mami i dy vajzave, e në shumë raste unë dua që vajzat e mija t’a shohin mamin e tyre duke i bere gjerat vete…. Nesër, kur të rriten, dua tê kenë imazhin që kam unë me prinderit e mi.
Kaq kisha për sot. Jo ,prit, në mbremje sigurisht jam në skenë( se rrobat i hekurosa😅)
Shihemi sot, në vendin ku lundroj e lirë, në skenë