Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Austria do të izolohet nga e marta

nga Revista Kosovarja

Austria do të hyjë në izolim të plotë për të paktën dy javë e gjysmë pas rritjes së numrit të rasteve me COVID-19.

Kancelari Sebastian Kurz u ka kërkuar austriakëve që të mos dalin shumë nga shtëpitë për t’u takuar me njerëz të tjerë, kjo si përpjekje për të ndalur rritjen e shpejtë të rasteve me koronavirus, transmeton Klan Kosova.

Ai tha që shkollat do të mbyllen dhe studentët do të mësojnë online kur masat e reja do të hyjnë në fuqi të martën.

77,130 raste me COVID-19 janë aktive në Austri, të shëruar janë 119,415 persona, të vdekur janë 1,746, ndërsa numri i përgjithshëm i të prekurve koronavirusi atje është 198,291.

Moneytizer Paragrafi 4

Masat e reja atje janë paraparë të zgjasin deri më 6 dhjetor, në këtë periudhë të gjithë udhëzohen të punojnë nga shtëpitë dhe dyqanet që nuk janë thelbësore do të duhet të qëndrojnë të mbyllura.

Rudolf Anschober, ministri i Shëndetësisë, ka thënë se kjo ishte mundësia e fundit për ta ndaluar kolapsin në shëndetësi, shkruan BBC.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]