Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Austria e ndihmon Kosovën me 250 mijë euro

nga Revista Kosovarja

Austria e ka ndihmuar Kosovën me 250.000€ për tejkalimin e pandemisë.

Ministri i Integrimeve Evropiane, Blerim Reka e bëri të ditur përmes një postimi ku tha: “Në vizitën e parë në Kosovë pas shpërthimit të pandemisë, sot në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, “Adem Jashari”, dy ministrat austriak sollën ndihmën në vlerë prej 250.000€ për Republikën e Kosovës për tejkalimin e pandemisë”.

Më tutje, Reka thotë se pos ndihmës financiare, ata rikonfirmuan edhe mbështetjen për integrimin evropian të Kosovës, shkruan Indeksonline.

Njoftimi i plotë:

Moneytizer Paragrafi 4

Austria ndihmon Kosovën

Në vizitën e parë në Kosovë pas shpërthimit të pandemisë, sot në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, “Adem Jashari”, dy ministrat austriak sollën ndihmën në vlerë prej 250.000€ për Republikën e Kosovës për tejkalimin e pandemisë. Pos ndihmës financiare, ata rikonfirmuan edhe mbështetjen për integrimin evropian të Kosovës.

Bashkë me Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, takuam Ministrin e Punëve të Jashtme të Austrisë, Alexander Schallenberg dhe të Evropës dhe Kushtetutës të Austrisë, Karoline Edtstadler.

Danke Österreich!

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]