Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Autizmi virtual, ekranet po dëmtojnë rëndë fëmijët

nga Revista Kosovarja

Qëndrimi me orë të tëra para ekraneve po ndikon shumë keq në shëndetin mendor të fëmijëve duke i kthyer ata në pasiv dhe duke e sjelle jo pak çrregullime në fusha të tjera.

Mbi artikull

Logopedi Spiro Saqellari në Qendren Rajonale për Autizmin thotë se prindërit janë nxitësit e vërtetë të kësaj situate që kur fëmijët janë disa muajsh.

“Vijnë shumë nëna me celular në dorë e thonë se fëmija im nuk ha pa celular në dorë. Ekranet sjellin shumë pasiguri dhe çrregullime të tjera të shëndetit” thotë Spiro Saqellari.

Moneytizer Paragrafi 4

Eksperti sqaron se ekranet nuk sjellin autizëm por është vërtetuar shkencërisht se ato ndihmojnë në instalimin e elementeve te autizmit

“E them me bindje se ne po ia krijojmë vetë terrenin për fillesat e autizmit. Autizmi është çrregullim në sjellje, komunikim dhe socializim. Me ardhjen e ekraneve kemi nisur të instalojmë më shumë elementë autikë. Ekranet nuk sjellin autizëm, por vadisin dhe prashisin autizmin“ thotë Spiro Saqellari.

Qendra për Kontrollin e sëmundjeve ne SHBA, CDC, nisur nga matjet që ka bërë në qendrat e veta referon se shpeshtësia e hasjes se çrregullimit të spektrit të autizmit ka shkuar në raportin 1 në 38 fëmijë, statistika këto të frikshme dhe shumë sfiduese për ofruesit e shërbimeve që mbeten të pakta ne krahasim me nevojat.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]