Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Ava Max ndan me botën historinë e vështirë të prindërve të saj

nga Revista Kosovarja

Ava Max është një tjetër emër shqiptar që ka korrur një sukses të jashtëzakonshëm. Fama e saj ka tejkaluar kufijtë amerikanë duke u bërë gjithashtu një zë i fuqishëm në industrinë muzikore shqiptare e jo vetëm. Ava ka folur gjithmonë me krenari për origjinën e saj dhe peripecitë që kanë kaluar prindërit si emigrantë.

Së fundmi në një intervistë për revistën “Cosmopolitan”, Ava foli për karrierën, jetën e familjes së saj apo edhe duke përmendur vendin e saj, Shqipërinë, si prindërit e saj emigruan fillimisht në Francë, e më pas në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ylli i “Sweet but psycho’ tregoi se sakrifica që ka bërë familja e saj, duke u nisur nga vendi i tyre pa para edhe pa njohur gjuhë të huaj i ka si shembull që të mos dorëzohet asnjëherë në jetë.

Moneytizer Paragrafi 4

“Prindërit e mi nuk mund të flisnin anglisht dhe ata nuk kishin para. Ata bënin nga tre punë secili. Ende e pyes veten se si ata e bënin këtë…ata sakrifikuan aq shumë gjëra për mua dhe vëllain tim, kështu që tani unë dua që t’i mbështes me çdo gjë”, është shprehur Ava Max, duke vazhduar:

“Mund të tingëllojë e zakonshme, por unë kurrë nuk heq dorë. Duhet të kem sukses jo vetëm për veten, por edhe për familjen time. Dorëzimi nuk është një opsion. Ky është mentaliteti, kështu që ndoshta po funksionon”, tha ajo.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]