Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, Agim Veliu e Driton Selmanaj, janë parë të pranishëm në sallën e Kuvendit ku pas pak pritet të votohet për zgjedhjen e presidentit.
Hoti, Veliu e Selmanaj deri tash nuk dihej nëse do marrin pjesë në këtë seancë, duke ditur raportet e tyre të acaruara me kandidaten për presidente, Vjosa Osmani, gjatë kohës kur ata udhëhiqnin me Qeverinë.
VV-së i duhen patjetër edhe votat e LDK-së në mënyrë që të arrihet kuorumi i domosdoshëm prej 80 votash për zgjedhjen e presidentit, pasi që 58 votat e deputetëve të VV-së dhe disa vota të minoriteteve pakicë jo serbe nuk mjaftojnë.
Në dy rundet e votimit për presidentin kërkohet përkrahja e 2/3 e deputetëve, ndërsa në rundin e tretë kërkohen minimalisht 61 vota por me kushtin që në votim të marrin pjesë së paku 80 deputetë.