Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Avdullah Hoti për Vjosa Osmanin: Pa LDK-në është zero

nga Revista Kosovarja

Kandidati për kryeministër nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti beson se është ringjallur partia e tij.

“Ka ringjallje të madhe të LDK-së, për shkak të këtij sllogani që kemi nxjerrë. Nuk jemi parti sezonale, kemi struktura edhe në lagje të fshatrave.”

Ai u shpreh se nuk kanë vija të kuqe me asnjë nga partitë, por që me VV-në është e vështirë të bëjnë koalicion.

“Në parim nuk kemi vija të kuqe me partitë e tjera se është e natyrshme se duhet koalicione për të formuar institucionet. Do të jetë e vështirë që të bëjmë koalicion me LVV-në. Nuk është çështje personale”

Moneytizer Paragrafi 4

Tutje, ai shtoi se Vjosa Osmani nuk do të marr asnjë votë të LDK-së.

“Asnjë votë e LDK-së nuk shkon në LVV. Pa LDK mbrapa është zero. Njerëzit e LDK-së nuk e votojnë LVV”, u shprehë ai.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]