Vrasja që tronditi mbrëmë Kosovën, ku babai, Skender Krasniqi, vrau të birin, Albertin, ishte aksidentale, shkruan “Kosovarja”.
Kështu ka deklaruar sot për Portalin tonë “Kosovarja”, avokati mbrojtës i Skender Krasniqit, Ramiz Krasniqi.
“Lajmi i mbrëmshëm që tronditi mbarë Kosovën, ku babai, Skenderi, la të vrarë të birin, Albertin, ka qenë aksidentale. Babai i Albertit është në gjendje tepër të rëndë mërzie”, ka thënë avokati mbrojtës i Skenderit, Ramiz Krasniqi.
Megjithatë, hetimet vazhdojnë, ka thënë tutje Ramiz Krasniqi, sot, në zyrën e tij në Prishtinë.