Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Avokati refuzon të mbrojë të dyshuarin për vrasjen e 18-vjeçares në Ferizaj

nga Revista Kosovarja

Avokati Avni Hysiqi, të cilit iu është caktuar detyra zyrtare të mbrojë të dyshuarin, Arbër Sejdiu, për rastin e vdekjes së 18 vjeçares dje në Ferizaj, ka refuzuar detyrën me arsyetimin se është një rast shumë i komplikuar dhe se është shumë i vjetër të merret me këtë çështje.

Mbi artikull

Në një pronocim për Insajderin, avokati Hysiqi ka zbuluar se mbrëmjen e kaluar ka qenë në polici në cilësinë e avokatit në lidhje me rastin e vdekjes në rrethana misterioze të vajzës 18 vjeçare dje në Ferizaj.

“Unë nuk jam tu e përfaqësu (Arbër Sejdiun), mbrëmjen e kaluar kam qenë në stacion të Policisë, por nuk jam tu e përfaqësu. Kam refuzuar përfaqësimin ngase nuk mundem ta bëjë një gjë të tillë, unë jam i vjetër dhe nuk mund ta përfaqësojë me ato probleme” – tha ai.

Kujtojmë që pasditen e djeshme është dërguar pa shenja jete një 18 vjeçare në Spitalin e Ferizajt. Ajo u dërgua nga dy persona të cilët ikën nga spitali pasi e lëshuan viktimen.

Moneytizer Paragrafi 4

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]