Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Avokati Saimir Vishaj divorcohet nga gruaja: Iku ‘me vrap’ kur u sëmura me kancer!

nga Revista Kosovarja

Avokati Saimir Visha ka deklaruar se bashkëshortja e tij është divorcuar në Gjykatën e Tiranës.

Mbi artikull

Në një reagim në rrjetet sociale, ai tregon sesi e ka përjetuar divorcin, teksa shprehet se ndihet i vetmuar.

Vishaj përmend edhe sëmundjen e rëndë me të cilën e fitoi betejën, teksa thotë se “ish-gruaja iku me vrap duke e lënë në vetmi”.

“Vetmia është gjëja më e rëndë që i ndodh njeriut. Linda nga dy prindër të mrekullueshëm, u bëra një baba i denjë i dy djemve me mbiemrin Vishaj, por sot mamaja e djemve u divorcua nga Gjykata e Tiranës duke e përdhosur mbiemrin Ruka dhe duke hequr përfundimisht mbiemrin Vishaj. Ja pra, kjo është vetmia: që kur të zë një sëmundje, ish-gruaja ikën me vrap duke e lënë në vetmi atë që kishte 35 vjet që bashkëjetonte. Kur ishim mirë, s’kishte vetmi, tashmë vetmia u ul këmbëkryq në shtëpinë time…” – shkruan Vishaj.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]