fbpx

Avokati serb akuzon Vuçiqin: Ju ishit ministër i Millosheviqit kur u vra shtatë vjeçarja Blerina Jashari

nga Revista Kosovarja

Çedomir Stojkoviq ka vazhduar akuzat drejt presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Avokati serb ka bërë homazhe në varrezat e familjes Jashari, teksa ai ka kërkuar edhe falje për krimet e bëra gjatë luftës në Kosovë të vitit 1999.

Ai përmes një postimi në platformë X, ka shkruar se udhëheqësi serb ishte ministër i Propagandës gjatë kohës së qeverisë së udhëhequra nga krimineli, Sllobodan Millosheviq, kur u vra në Prekaz shtatëvjeçarja Blerina Jashari.

“Ju ishit ministër në qeverinë e Millosheviqit kur u vra Blerina shtatë vjeçare. Nuk është turp të vendosësh lule mbi varrin e një vajze të atij kombi që ju personalisht e dehumanizuat në vitet 1998-1999 kur ishit Ministër i Propagandës së Millosheviqit”, ka shkruar juristi.

Postimi i plotë:

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]