Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Azem Vllasi: Dinari ktheu presionin kundër Kosovës, u harrua sulmi në Banjskë

nga Revista Kosovarja

Avokati dhe njohësi i çështjeve politike Azem Vllasi ka deklaruar se dinari nuk është problem real.

Mbi artikull

“Puna me dinarin nuk është problem real ngase Serbia të gjitha ndihmat për Serbët e Kosovës mund t’i konvertoi në Euro. E në Kosovë shfrytëzuesve të këtyre ndihmave më shumë u duhen eurot sesa dinari”, është shprehur Vllasi.

Sipas tij këtë situatë më së miri e shfrytëzoi presidenti serb Aleksandër Vuçiq.“Por Vuçiqi këtë e shfrytëzoi për ta vështirësuar dialogun ngase ai nuk dëshiron normalizim final të raporteve me Kosovën që do të nënkuptonte njohje. Me rastin e dinarit presionet u kthyen kundër Kosovës dhe kjo Vuçiqit po ashtu i konvenon. U harru sulmi terrorist në Banjska”, ka thënë ai.

Por, se a po shfrytëzohet këmbëngulësia e kryeministrit Kurti në këtë çështje, për shkak që zgjedhjet parlamentare sipas rregullave mbahen vitin tjetër, Vllasi ka deklaruar se votat fitohen duke bërë punë të mira për shtetin.

Moneytizer Paragrafi 4

“Votat në zgjedhje fitohen duke bërë punë të mira për popullin dhe shtetin. Garuesve në zgjedhje u mbetet të vlerësojnë se si i bindin votuesit çka është mirë e çka keç dhe si t’i fitojnë votat”, ka shtuar Vllasi, për Front Online.