Natën e mbrëmshme Azeti performoi në Sunny Hill Festival.
Ai bashkë me anëtarët e tjerë të grupit të tij “KMN” elektrizuan turmën e të pranishmëve.
Në festival, për ta shijuar performancën ishte edhe Dua Lipa.
Duket se reperi është “dashuruar” në këngëtaren.
Në foton e përbashkët, ai ka shkruar në gjermanisht se është i “zënë”, apo në anglisht “taken”, shoqëruar me emojit me zemra dhe dry, tipike të çifteve.
https://www.instagram.com/p/Cg6018FtfPW/?utm_source=ig_web_copy_link
Dua shihet duke bërë shenjën identifikuese të grupit KMN, teksa me humor, miku i tij Zuna, i ka uruar “vetëm më të mirat për të [Azetin]”, një urim tipik ky për çifte.