fbpx

Babai i 15 vjeçares nga Prizreni: E din zemra ime qysh është në këto momente…

nga Revista Kosovarja

Gentijana Mustafa, 15 vjeçare nga Prizreni është zhdukur qe 4 ditë.

Rasti në Polici është raportuar më 22 janar, derisa fotografia e saj është shpërndarë sonte nëpër rrjete sociale, ku po kërkohet ndihmë për gjetjen e saj.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar babanë e saj, për ta pyetur nëse ka ndonjë dyshim lidhur me zhdukjen e saj.

Ai ka thënë shkurt për Sinjalin se rastin e kanë raportuar në Polici pasi që vajza e tij kishte dalë nga shtëpia për të shkuar në shkollë dhe nuk është kthyer më.

“Është vajzë e sjellshme. Nuk ka bërë kurrë asnjë punë të keqe. E kemi raportu vetëm si rast në Polici. Me pas dyshime shkoj e marrë çikën e kthej në shtëpi. E din zemra e babës qysh është në këto momente. Ka qenë duke shku në shkollë, në ora 07:00”, tha ai për Sinjalin.

Të gjithë ata që kanë informacione ose e kanë parë Gentijanën mund të thërrasin në këta numra: 044316673 dhe 044191743.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]