Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Babai i Agon Musliut akuzon VV-në: Kur po flitet për djalin tim, po e shtini kryet ndër këmbë

nga Revista Kosovarja

Në Komisionin për Hetimor për Pandeminë, aktualisht është duke folur babai i Agon Musliut, të riut nga Gjilani që kishte vdekur në rrethana tragjike në karantinën tek Qendra e Studentëve.

Mbi artikull

Babai i Musliut në këtë Komision është përplasur ashpër me deputeten e Vetëvendosjes, Mimoza Kusarin.

Madje, ka akuzuar ashpër këtë parti, duke e lënë fajtore për rrethanat e krijuara në momentin e vdekjes së djalit të tij.

“Ju administratën Zonja Kusari-Lila e keni porosit edhe çka duhet me më thanë mu. Mem thanë që unë ta tham të vërtetën. Se djali jem koka i Bangladeshit ata. Kjo është fakt, mu më ka thënë adminsitratorja vet. Vërejtja juve, sidomos juve të VV-së, çka ju pengoi more zonjë ty e asaj Kollçakut prezenca jem këtu. Po të kish dek djali juaj ose i asaj tjetrës çka do të kishit ba, ju bash ju krejt të Vetëvendosjes, kur është fjala për djalin tem pe ulni kryet pe shtini nër kamë, të gjithë të Vetëvendsosjes”, i është drejtuar ai Kusari-Lilës.

Moneytizer Paragrafi 4

Ai ka vazhduar me akuza të tjera të ashpra, duke u thënë se reagimet e VV-së do të ishin ndryshe, nëse në vend të Agonit do të ishte ndonjë person tjetër.

“Pse s’e ngritni zanin si për tjerët. T’ish kanë familjar i juaji, flakë prej goje kishit qitë. Mos më ndërprej, s’ka fjalë. Gjoja se unë dokument s’kam pas me prezentu. Djali im ka dek në duar të shtetit, a është fakt”, ka thënë ai.