fbpx

Babai i Deas: Olta Gixhari fituesja morale, u tregua më burrë se burrat

nga Revista Kosovarja

I ftuar në emisionin “Wake Up” ka qenë babai i Dea Mishel, Bujar Hoxha i cili i jep mbështetjen e tij më të madhe Deas dhe mendon se ajo duhet të jetë fituesja e këtij edicioni.

Ajo ka komentuar edhe në lidhje me Oltën, ku shprehet se për të ajo është fituesja morale e këtij Big Brother.

E vlerëson lojën e saj dhe sipas tij ka ditur të fashojë zemrën e saj pa u viktimizuar asnjëherë aty brenda.

Bujar Hoxha:  Sinqerisht ka ditur të luftojë dhe ta fashojë aq bukur atë zemrën pa u viktimizuar asnjëherë atje brenda, asnjëherë nuk ka dashur ajo që të marrë pëlqime nga jashtë se ajo qe veç me djalin. Për mua është fituesja morale e Bigut dhe për këtë nuk ma ndërron asnjëherë mendimin. U tregua më burrë se të gjithë ata që i thonë vetes burrë atje brenda me daljen që bëri. Në fund ajo i vuri shqelmin lekëve dhe zgjodhi dashurinë. Të gjithë të tjerët po zgjedhin paratë dhe nuk po zgjedhin dashurinë, kjo është e keqja në shoqërinë tonë. Po shkelen ndjenjat, po shkelen virtytet, moralin e kanë bërë copë, moralin unë nuk e di nëse ekziston më si fjalë në fjalorin tonë.


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]