Baba i dy reperëve, Mozzik dhe Getinjo ka pasur një ndërhyrje urgjente mbrëmjen e kaluar.
Dy artistët kanë publikuar fotografi me babain e tyre nga spitali, duke falenderuar Zotin që e shpëtoi atë nga një sulm në zemër.
“E vetëm ti Zot je ai që bën mbrekullira,e që ti vendos se do a rrimë ende, a po do e lëmë këtë botë.
Falë Zotit dhe mjekëve me intervenim të shpejtë e shpëtuam Babën Gazmend ,nga infarktet në zemër.
Kjo qenka jeta po të çuditka! Të Dua Bacalok ë Faleminderit Zot! Faleminderit Mjekëve!”, ka shkruar Mozzik në fotografinë e publikuar.