Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Babai i saj është mliarder, vajza e reperit të famshëm shokon rrjetin: “Jam e pastrehë, babi…”

nga Revista Kosovarja

Vajza e reperit amerikan Dr.Dre, LaTanya Young ka deklaruar se është e pastrehë pavarësisht lutjeve të vazhdueshme për ndihmë. LaTanya, e cila punon si shofere, tha në një intervistë se ajo nuk ka marrë para nga babai i saj producent dhe reper për një vit e gjysmë.

Mbi artikull

“Fëmijët e mi po qëndrojnë me miqtë, unë jetoj vetëm në makinë,” tha Young, e cila është nënë beqare e katër fëmijëve.

“Po pranoj punë të çuditshme vetëm për t’ia dalë tani, jam paguar 15 dollarë në orë si montuese në magazinë. Po përpiqem të mbijetoj. Kam qenë në borxhe”.

LaTanya është vajza e Dr. Dre me Lisa Johnson, nga e cila u nda kur LaTanya ishte 5 vjeçare.

Moneytizer Paragrafi 4

LaTanya tha se ka frikë të humbasë makinën e saj me qira sepse nuk mund t’i përballojë pagesat pasi u transferua në Kaliforni nga Las Vegas në kërkim të një pune më të mirë.

LaTanya pranoi se i ati i kishte dhënë para në të kaluarën, por thotë se ai ndaloi së paguari në janar të vitit 2020.

“Avokati i tij ka thënë se babai im nuk dëshiron të më ndihmojë sepse kam folur për të në shtyp,” shpjegoi ajo, duke shtuar, “Unë thjesht po përpiqem të komunikoj me të dhe të shoh nëse ai dëshiron të flasë me nipërit e tij”.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]