Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Babai me të meta psikike, sulmon me brisk djalin e tij 31 vjeçar

nga Revista Kosovarja

Gjatë ditës së djeshme në Policinë e Kosovës është raportuar edhe për dhunë në familje.

Mbi artikull

Një person, i moshës 31 vjeç ka raportuar në polici të jetë sulmuar me brisk nga babai i tij, i moshës 64 vjeç, bëjnë të ditur burime të IndeksOnline.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

“Rasti është raportuar gjatë ditës së djeshme, rreth orës 13:00. Viktima ka raportuar që është sulmuar me brisk nga babai i tij, i cili besohet të ketë probleme psikike. Për të dyshuarin ka edhe raste tjera për dhunë në familje. Ne e kemi konsultuar edhe prokurorin që t’i bëhet një trajtim psikologjik. Rasti procedohet në mënyrë të rregullt”, ka thënë Osmanollaj.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]