Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të së premtes në një familjen në veri të Mitrovicës, ku kanë mbetur të vdekur dy persona.
Burime të KosovaPress-it bëjnë të ditur se pas një mosmarrëveshjeje mes vete në një familje të komunitetit serb, ku janë përfshirë disa anëtarë të familjes, djali ka sulmuar me thikë babain me ç’rast e ka plagosur rëndë.
Sipas këtyre burimeve, në këtë incident është përfshirë edhe djali tjetër i kësaj familje, i cili dyshohet se duke i ndihmuar babait, ka vrarë vëllain e tij.
Burimet më tej kanë shtuar se babai i plagosur fillimisht është dërguar në spital derisa ishte në gjendje kritike për jetën, ku më pas kanë vdekur.