Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Bageri e zë një punëtor në vendin e punës, vdes në vend

nga Revista Kosovarja

Një 49-vjeçar ka humbur jetën derisa ka qenë duke punuar me ekskavator në Bogë të Rugovës

Rasti ka ndodhur pasditen e së mërkurës, ndërkaq është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Më datë 02.09.2020, rreth orës 17:50 policia është informuar se në fshatin Bogë të Rugovës është rrokullisur një ekskavator dhe një person ka mbetur pa shenja jete. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, gjithashtu edhe autoambulanca, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e viktimës. Me urdhër të prokurorit i njëjti është dërguar për obduksion në IML në Prishtinë”, ka deklaruar Rugova për Express.

Ai ka theksuar se rasti po cilësohet si “Hetim mbi vdekjen”.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]