“Bale’s Cake” ose Tortat e Bales, tashmë njihen gjithëndej, pasi promovohen dhe admirohen nga shumë njerëz në rrjete sociale.
E, përtej pamjes, ato kanë shije dhe cilësi të pakrahasueshme.
Bajrije Ponik e cila jeton prej vitesh bashkë me familjen e saj në Zvicër, ja ka dalë që pasionin për gatime ta dërgoj në një nivel tjetër, duke e bërë më të mirën për klientët e saj që janë shtuar dita ditës.
Bajrija, e njohur si zonja e tortave me shije dhe pamja fantastike, me 28 janar ka hapur edhe lokalin e saj “Bales’s Cacke” në Bahnhofstrasse Nr2 Buchs sg.
Tashmë, në lokalin e Bales ka përditë shumë porosi për torta, ëmbëlsira të llojeve të ndryshme, flija, etj. Formula e suksesit të biznesit, padyshim që janë recetat e mrekullueshme, cilësia së materialit që ajo përdor dhe shija e pakrahasueshme.
Kuptojmë se puna në “Bale’s Cake” po ecë shumë mirë mirë, madje më mirë se që e kishte pritur pritur vetë pronarja e tashmë një prek pastiqerive më simpatike të zonës.
Bajrija, falenderon Zotin për talentin, familjen e shoqërinë për gjithë përkrahjen e pakursyer për ta bërë më të mirën në punë dhe biznesin e saj.