fbpx
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Balje: Jam kërcënuar me jetë – i dyshuari është arrestuar dhe ka pranuar fajin

nga Revista Kosovarja
2 muaj më parë
në Aktuale
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

Deputetja Duda Balje ka bërë të ditur se ka raportuar një rast te organet policore, pasi që përmes telefonit është kërcënuar dhe shantazhuar nga personi me inicialet B.S.

Balje ka theksuar se kërcënimi ka qenë serioz dhe është bërë me dashje, njofton Klankosova.tv.

Ajo theksoi se personit në fjalë me inicialet B.S, i cili dyshohet se e kërcënoi, gjykata ia ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditëve.

“Këtë herë, përmes këtij postimi dëshiroj të bëj një sqarim për opinionin publik lidhur me një shkrim që ka qarkulluar sot në portalet tona lidhur me një rast ku unë kam qenë viktimë e kërcënimit dhe shantazhit nga personi me inicialet B.S”, ka thënë Balje.

Deputetja potencoi se i dyshuari e ka pranuar në tërësi fajin.

“Me datë 16 janar 2023, unë kam raportuar një rast te organet policore dhe prokuroriale pasi që përmes telefonit jam kërcënuar për jetën time dhe të familjes time. Kërcënimi ka qenë serioz dhe është bërë me dashje të drejtëpërdrejtë nga një person me përgjegjësi të plotë penale. Rrjedhimisht me datë 17 janar 2023 me kërkesë të prokurorisë, gjykata i ka caktuar të dyshuarit B.S masën e paraburgimit në kohëzgjatje fillestare prej 30 ditëve. Sipas informacioneve që unë kam si viktimë e rastit, i dyshuari ka pranuar në tërësi fajin për veprat penale që po gjykohet”.

“Unë nuk dëshiroj të jap më shumë informacione lidhur me këtë rast, pasi që procesi gjyqësor ende nuk ka përfunduar dhe nuk dëshiroj të ndikoj në asnjë formë mbi rastin. Unë i besoj plotësisht organeve gjyqësore në shtetin e Kosovës dhe shpresoj që drejtësia do të thotë fjalën e vet meritore për këtë rast”.

Ajo ka falënderuar policinë e Kosovës për reagimin me kohë dhe korrekt.

“Më lejoni të theksoj që unë gjithmonë do të jem armik i dhunës ndaj grave në cilëndo formë që mund të shfaqet ajo. Secila grua që ka qenë viktimë e dhunës në shtetin tonë, për mua është heroinë dhe mësim që ne duhet të nxjerrim si shtet. Sa i përket rastit tim, ju konfirmoj që unë jam falenderuese për reagimin me kohë dhe korrekt të policisë, prokurorisë dhe gjykatës. Megjithatë më duhet të shtoj se ky rast që më ka ndodhur mua, nesër mund t’i ndodhë kujtdo. Prandaj e shoh të rëndësishme që të gjithë ne të jemi unik kundër dhunës ndaj grave, në këtë betejë që është e secilit. Më lejoni të falenderoj sidomos mediat dhe portalet për korrektësinë që kanë treguar në rastin tim por edhe në rastet tjera të ngjashme”.

“Për shkak të shumë pyetje që më jeni parashtruar lidhur me të dyshuarin B.S., duhet të them se bëhet fjalë për një person i cili është recidivist i shumëfishtë i vepra penale edhe përkundër faktit që ai shumicën e kohës nuk qëndron në Kosovë. Në gjykimin tim, B.S. është person me aftësi të mëdha manipuluese të cilat i shfrytëzon për përfitime të ndryshme, qoftë edhe për vëmendje të publikut. Sipas vlerësimit tim, ky person në aspektin shkencor psikologjik është mjaft jostabil dhe për pasojë është shumë i rrezikshëm për viktimat që përzgjedh ai. Sidoqoftë unë dhe familja ime aktualisht kemi arritur të qetësohemi nga ky rast dhe po ndjehemi mjaft të sigurt në duart e institucioneve shtetërore”.

“Faleminderit të gjitha mediave, grave, vajzave, miqve, qytetarëve dhe familjes time për përkrahjen tuaj. Pasi që procesi gjyqësor është duke vazhduar, unë nuk do të prononcohem më lidhur me këtë rast në publik, por vetëm organeve prokuroriale dhe gjyqësore”.


Etiketa: Duda Balje

POSTIME TË NGJASHME

Aktuale

Dardan Molliqaj tregon se çfarë do të bënte po të ishte në vend të Kurtit

3 orë më parë
Aktuale

Burg kush është LGBTQ+, dënim me vdekje kush kapet duke bërë seks

7 orë më parë
Aktuale

Sylejman Selimi intervistohet nga EULEX-i

8 orë më parë
Aktuale

E mitura në Podujevë tenton t’i pret venat pas konfliktit me babain e saj

8 orë më parë
Aktuale

Në burgun më të madh të Maqedonisë së Veriut zbulohet një tunel që po përgatitej për arratisje

9 orë më parë
Aktuale

KEDS njofton se në këto zona do të ketë nesër punime

9 orë më parë
Postimi tjetër

Ganja drejtuar Atdheut: Mos ndalo se Xhuli do të ta jap një shkëndijë, do të këndoj në dasmën tuaj

Anita drejtuar Mbresës: Mos ndërhyj brenda një çifti dhe bëhu më pozitive

Nuk i respektuan rregullat, dënohen Atdheu, Mbresa dhe Blasta

TË FUNDIT

Secila shenjë e Zodiakut ka “vesin” e vet, mësojeni se çfarë pret nga ju i dashuri juaj

38 minuta më parë

Dashi dëshiron të udhëheqë, Peshqit fantazojnë skena filmi; truri te meshkujt Binjakë është organi më i madh seksual… Nëse dëshironi...

Të ushqyerit e shëndetëshëm gjatë muajit të Ramazanit

53 minuta më parë

Çfarë preferohet të hani për iftar dhe syfyr ? Muslimanët në mbarë botën gjatë Muajit Ramazan për iftar dhe syfyr...

6 arsye pse duhet të agjëroni, edhe nëse s’jeni besimtarë muslimanë

1 orë më parë

Orët e para të së premtes shënuan nisjen e muajit të shenjtë të Ramazanit për besimtarët muslimanë, megjithatë agjërimi është...

Sot nis muaji i Ramazanit, këto janë përfitimet shëndetësore që merrni nëse agjëroni

1 orë më parë

Sot, e enjte 23 Mars besimtarët myslimanë nisim muajin e Ramazanit. Ky muaj i cili është më i bekuari në...

Horoskopi ditor, e enjte 23 mars 2023

2 orë më parë

Dashi Do të jetë një ditë shumë e mirë për të mbyllur disa marrëveshje me leverdi për karrierën tuaj profesionale....

Veç Fotinisë, edhe një tjetër banorë i “BBVA” do ta lërë shtëpinë

2 orë më parë

Në një bisedë me banorët, Visi është shprehur se do të largohet nga shtëpia të dielën. Ai ka thënë se...

MË TË LEXUARAT

Ngjarja makabre në Tiranë ku një grua dhunoi dhe hodhi qenin nga kati i gjashtë

Pajisjet shtëpiake që shpenzojnë energji edhe kur nuk janë në përdorim

Horoskopi ditor, e Mërkurë 22 Mars 2023

Keisi dhe Dea jashtë shtëpisë kishin diçka të përbashkët

Elita Rudi reagon pas tensioneve në Post BBV: “Kam ngel pa fjalë nga pa edukata”

Lazim Destani: Muaji i shenjtë i Ramazanit të jetë udhërrëfyes për të mirën, për fe e atdhe!

Naomi Campbell përballet me akuza për ‘photoshop’ në imazhet nga “Oscars 2023”

Sabiani reagon i revoltuar pas lajmeve se Lorenci është ish-i i Keisit

Qetsori për Oltën: Ka dashur të më flasë me shenja, jam burrë me 3 fëmijë, me grua fisnike

“Po iki prej kredisë”, Çfarë kishte thënë Vedati në lidhje me arsyen e futjes në Big Brother?

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist