Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Bambé Kids Shop arrin në Kosovë, brendi ekskluziv me materiale natyrale

nga Revista Kosovarja

Në tregun e Kosovës ka mbërritur një emër i ri që po fiton shpejt zemrat e prindërve: Bambé Kids Shop. I krijuar për fëmijë që meritojnë më shumë se thjesht rroba, ky brand sjell cilësi, stil dhe rehati – të gjitha të ndërthurura në koleksione unike e të dizajnuara me dashuri.

Mbi artikull


Bambé Kids Shop nuk është thjesht një dyqan rrobash për fëmijë, por një koncept që synon të ndryshojë mënyrën se si prindërit mendojnë për veshjen e vogëlushëve të tyre. Çdo produkt është i punuar me materiale natyrale, kryesisht pambuk 100%, duke garantuar siguri dhe rehati për lëkurën e ndjeshme të fëmijëve.


Ajo që e dallon Bambé Kids nga të tjerët është filozofia e tij: koleksione të limituara, dizajne moderne, por mbi të gjitha, veshje praktike dhe të rehatshme për çdo rast – nga përditshmëria te festat e veçanta. Çdo detaj është menduar për t’i dhënë fëmijëve ndjesinë se janë unikë.

Moneytizer Paragrafi 4


Dhe surpriza më e madhe vjen së shpejti: lansimi i platformës online, që do t’u mundësojë prindërve të blejnë veshjet e preferuara me vetëm një klikim, kudo që ndodhen.

Me Bambé Kids, nuk blini vetëm rroba – por kujtime që mbeten.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]