Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Banorët e kësaj qyteze kanë një hall të madh: Dhitë po u hipin në kulm

nga Revista Kosovarja

Një grup i dhive të egra është parë në kulmin e pjerrët të një ndërtese në pjesën veriore të Uellsit.

Mbi artikull

Në videon e publikuar në internet shihet se si disa dhi të bardha ecin mbi kulmin e një ndërtese që ndodhet afër stacionit të tramvajit në Lalndudno. Besohet se ky është grupi i njëjtë i dhive që “pushtoi” qytezën gjatë izolimit në pandemi më herët.

Përdoruesit e rrjeteve sociale ishin të mahnitur nga kjo pamje dhe filluan të bënin komente të ndryshme për kafshët që duket se nuk e kanë problem ngjitjen në secilin vend.

“Imagjinoni sikur janë mbi shtëpinë tuaj dhe dëgjoni diçka duke trokitur mbi kulm, mendoni se janë demonët ose plaçkitësit”, shkroi një person.

Moneytizer Paragrafi 4

Një tjetër tha: “Dua një di, janë shumë të këndshme”, shkruan Daily Mail.

Në mars të vitit të kaluar, disa dhi u panë në rrugët e qytezës që atëherë ishin tërësisht të thata për shkak të masave izoluese.